Partneri juaj për të gjitha nevojat
tuaja logjistike në Shqipëri
Përfitoni nga më shumë se 500 vjet përvojë,
shërbim me cilësi të lartë dhe një gamë të gjerë zgjidhjesh
Nuk ka më distanca shumë të largëta për biznesin tuaj!
Partneri juaj për të gjitha nevojat tuaja logjistike në Shqipëri
Përfitoni nga më shumë se 500 vjet përvojë, shërbim me cilësi të lartë dhe një gamë të gjerë zgjidhjesh
Nuk ka më distanca shumë të largëta për biznesin tuaj!
Partneri juaj i besueshëm në Shqipëri
Me më shumë se 500 vjet prezencë në tregun global ne konsiderohemi kompania më e vjetër e transportit dhe logjistikës në botë. Sot, shërbimet tona logjistike janë dinamike dhe të personalizuara për secilin klient.
Me degën e re në Tiranë, ne zgjeruam rrjetin tonë prej 180 vendndodhjesh duke u ofruar klientëve lokal dhe global shërbime transporti dhe logjistike për dhe nga Shqipëria drejt rajonit, Europës dhe më gjerë.
Përfitoni nga rrjeti ynë i gjerë i vendndodhjeve
Shërbim pa probleme që mbulon 10.5 milionë kilometra katrorë
GW pro.line është produkti ynë i standardizuar i ngarkesave të plota dhe grupazhit që bashkon shërbimet tona kryesore për ju në të gjithë Evropën.
Në terma konkretë kjo do të thotë nisje ditore, kohë të paracaktuara tranziti dhe standarde fikse të cilësisë.
- Rrjet i dendur i vendndodhjeve në pronësi të kompanisë dhe partnerëve të besuar
- Shërbime gjithëpërfshirëse, me cilësi të lartë në vend
- Shërbime dixhitale që lehtësojnë punën tuaj të përditshme
.jpg)
GW direct.line është zgjidhja ideale me ngarkesë të pjesshme dhe të plotë për nevojat tuaja të shpërndarjes direkte në Evropë. Falë rrjetit tonë të mirë integruar të degëve dhe partnerëve, ne mund t'ju garantojmë gjitmonë kapacitet të mjaftueshëm për të transportuar mallrat tuaja drejt destinacioneve Europiane në mënyrë të sigurt, në kohën e duhur dhe nëpërmjet rrugëve më efikase.
Për ju, kjo do të thotë fleksibilitet dhe siguri në planifikim, falë zgjedhjes së opsioneve të nisjes dhe orareve të ndryshueshme të tranzitit. Shërbimet shtesë si zhdoganimi, transporti i mallrave të rrezikshme dhe koha e parashikuar e mbërritjes janë veçori të tjera të portofolit të shërbimit të linjës direkte GW për zgjidhjet LTL/FTL.
Pse të zgjidhni Gebrüder Weiss?
Cilësia e shërbimit
Cilësia e shërbimit
Angazhimi ynë për përsosmërinë e shërbimit është i dukshëm në ekspertizën tonë, qasjen e fokusuar në zgjidhje dhe qëndrimin proaktiv. Personi juaj i dedikuar i kontaktit në Gebrüder Weiss është i disponueshëm për t'ju udhëhequr gjatë gjithë procesit të transportit
Fleksibiliteti.
Fleksibiliteti
Fleksibiliteti
Nga shërbimet në vend dhe transportet speciale të certifikuara deri tek dërgesat e shpejta – Ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura që i përshtaten nevojave tuaja.
Ekspertizë
Ekspertizë
Duke shfrytëzuar shumë vite përvojë dhe një rrjet të gjerë degësh dhe partnerësh, ne garantojm ë sigurojmë dërgimin e besueshëm, në kohë dhe të sigurt të ngarkesave tuaja.
Kompanitë që shkruajnë historitë e tyre të suksesit me ne
Nuk ka më distanca shumë të largëta për biznesin tuaj!
Ne gjithashtu mund t'ju mbështesim me shërbimet e mëposhtme
- Logjistika
- Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit
- Transporti ajror
- Transporti detar
- Zgjidhje dixhitale
Logjistika e magazinës dhe plotësimi elektronik
Optimizoni rrjedhën tuaj të mallrave me zgjidhjet tona të personalizuara logjistike: Ne trajtojmë të gjitha nevojat tuaja për magazinën, duke përfshirë menaxhimin e të dhënave, artikujve dhe numrave serial, grumbullimin, paketimin dhe transportin, si dhe logjistikën e kthimit. Me sistemin tonë inteligjent të menaxhimit të magazinës, ne ofrojmë shikueshmëri në kohë reale në inventarin, porositë dhe lëvizjet tuaja. Kjo do të thotë që ju keni gjithmonë një pasqyrë dhe mund të planifikoni burimet tuaja në mënyrë optimale. Përveç kësaj, një ekip ekspertësh është në dispozicionin tuaj për t'ju këshilluar me njohuritë e tyre të gjera në logjistikën e magazinës.
Tregtia në internet po zhvillohet me shpejtësi. Ne ofrojmë këshillim të orientuar drejt zgjidhjeve dhe zbatojmë procese logjistike pa probleme për ju. Portofoli ynë eFulfillment mbulon të gjitha hapat e procesit, nga prokurimi dhe magazinimi deri te trajtimi i dërgesave të kthimit. Qoftë B2B apo B2C, çdo modul i portofolit tonë të shërbimit është i disponueshëm për ju - individualisht ose i kombinuar në mënyrë fleksibël, me cilësi të provuar Gebrüder Weiss dhe plotësisht të përshtatur për nevojat tuaja. Një rol të veçantë luan integrimi i platformave ekzistuese të tregtisë elektronike dhe dyqaneve në internet si Shopify me anë të ndërfaqeve të standardizuara të programimit. Në këtë mënyrë, ne mundësojmë një rrjedhë të vazhdueshme informacioni nga porosia online deri në dorëzim. Të gjitha në përputhje me strategjinë tonë dixhitale “Më të mirat e të dy botëve”.
Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit
Me strategji dhe shërbime efektive nga një burim i vetëm, ne mbikëqyrim të gjitha zinxhirët e logjistikës dhe furnizimit tuaj – duke ju mundësuar të operoni në mënyrë ekonomike dhe të qëndrueshme në treg. Bazuar në analizat profesionale dhe planifikimin e saktë, ne zhvillojmë zgjidhje inteligjente që do të fuqizojnë suksesin tuaj.
Si Ofruesi Kryesor i Logjistikës për klientin tonë Schneider Electric (SE), ne koordinojmë dhe monitorojmë rreth 30,000 transporte ndërkompani në 300 linja fikse çdo vit. Në këtë mënyrë, ekspertët tanë sigurojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit. Portali i internetit GW SCM i jep SE një pamje të qartë të situatës, duke përfshirë aksesin në kohë reale në të gjitha detajet e dërgesës, kostot dhe statusin aktual të dërgesave.
Transporti Ajror
Ngarkesa juaj ajrore është e sigurt me ne: të mbështetur nga teknologjia më moderne, ekspertët tanë të transportit ajror sigurojnë që mallrat tuaja të arrijnë në destinacionet e tyre me kosto efikase, me përpikëri dhe në formë të përsosur - në mbarë botën.
Çdo ditë, ne i shërbejmë qendrave më të rëndësishme të ngarkesave ajrore, ku ekspertët tanë trajtojnë dhe përcjellin dërgesat tuaja. Sistemet tona të monitorimit garantojnë një nivel të shtuar sigurie. Ne gjithashtu do të ndajmë me kënaqësi informacion në lidhje me kërkesat lokale, si rregulloret doganore dhe sigurimin e transportit, dhe do t'ju ndihmojmë në marrjen e dokumenteve që ju nevojiten.
Pavarësisht se çfarë kërkoni nga ne, ne do t’ju ofrojmë zgjidhjen përkatëse të ngarkesave ajrore – zgjidhje të sigurt, fleksibël dhe të besueshme.
Transport detar
Pavarësisht nëse keni ngarkesa me konteinerë ose nevoja të veçanta transporti: si një transportues i provuar dhe i besuar i mallrave detare, ne i dorëzojmë dërgesat tuaja në mënyrë profesionale dhe shpejt – nëpërmjet çdo porti që ju zgjidhni në mbarë botën.
Gebrüder Weiss cakton kapacitete fikse në rrugët kryesore dhe për këtë arsye mund të garantojë me siguri hapësirën e ngarkesave. Ne gjurmojmë mallrat tuaja duke përdorur sistemet më të fundit të teknologjisë së informacionit. Në lidhje me standardet tona të larta operacionale, kjo përkthehet në transparencë të nivelit të lartë dhe siguri planifikimi për klientët tanë. Ne ju mbajmë gjithashtu të informuar për kërkesat e ndryshme ndihmëse – si rregulloret doganore dhe sigurimet – dhe ju ndihmojmë të merrni dokumentet e nevojshme të importit dhe eksportit. Kjo do të thotë që i gjithë procesi i transportit mbikëqyret nga një ekip i vetëm: profesionistët tanë të transportit detar.
Zgjidhje dixhitale
Zgjidhjet tona dixhitale jo vetëm që shpejtojnë qarkullimin e mallrave; ato gjithashtu e bëjnë procesin plotësisht transparent. Filozofia jonë "Më e mira e të dy botëve" lidh mjetet dixhitale me objektet moderne të logjistikës, magazinimin profesional dhe punonjësit shumë të trajnuar. Kështu që sistemet dhe proceset tona mbeten të standardizuara nëpër vendndodhjet tona në mbarë botën. Kjo na dallon nga konkurrentët tanë dhe vendos bazat e qëndrueshme për bashkëpunim të suksesshëm me klientët tanë.
Personat tuaj të kontaktit
Dorina Islami

Download the GW App
© 2024 Gebrüder Weiss Imprint Privacy Policy Compliance Sitemap Contact